Në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Koxhabashev vuri në dukje se Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë ata që ikin nga lufta dhe shprehu simpatinë e saj për popullin ukrainas për guximin dhe qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme. Kostadin Koxhabashev theksoi mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet e Ukrainës për arritjen e paqes së qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Kostadin Koxhabashev mbështeti në emër të Bullgarisë projekt-rezolutën, e cila insiston në arritjen e shpejtë të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Ndërkohë, në një dokument të publikuar nga Ministria e Jashtme kineze, Kina u bëri thirrje të gjitha vendeve të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin ndezjen e flakëve dhe të parandalojnë përkeqësimin ose daljen jashtë kontrollit të krizës dhe të braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë. "Siguria e një vendi nuk mund të garantohet në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera, dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo zgjeruar blloqet ushtarake," thuhet gjithashtu në dokument. Ukraina e quajti dokumentin "një shenjë të mirë" dhe i bëri apel Kinës të jetë më aktive në mbështetjen e saj për të.
Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, Gjykata Kushtetuese, etj. Pasi u formua një shumicë qeverisëse,..
Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin Marinov, i cili vdiq në Rripin e Gazës. "Shoqëria jonë pret që ajo të tregojë se është e shqetësuar për..