“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pengesat në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë – inflacionin dhe ligjet e papranuara.” Presidenti Rumen Radev e tha këtë në takimin e tij me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike Valdis Dombrovskis, i cili është për vizitë në vendin tonë, dhe shprehu pritjen që parlamenti i ardhshëm bullgar të miratojë legjislacionin e nevojshëm.
Radev vuri në dukje arritjet e kabinetit zyrtar për kontrollin e faktorëve që e provokojnë inflacionin. Ai shënoi se Bullgaria është ndër vendet me çmimet më të ulëta të gazit natyror, çmimet më të ulëta të karburanteve në BE dhe me stabilitet të garantuar të furnizimeve.
Nga ana e tij, Dombrovskis theksoi se nevojitet një fushatë shpjeguese në mënyrë që populli bullgar të jetë i vetëdijshëm për përfitimet e anëtarësimit në Eurozonë dhe çfarë duhet bërë, kështu qe ato të mund të ndihen nga bullgarët.
Pas takimit me komisionerin evropian, kryeministri Gëllëb Donev siguroi se masat për kontrollin e inflacionit në Bullgari, të marra nga qeveria, kanë filluar të funksionojnë. Sipas tij, që nga tetori ka një rënie të vazhdueshme të indekseve të inflacionit në vend.Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global Magnitsky, për të ardhur në pushtet. Ai shprehu besimin në të ardhmen e qeverisë për shkak të..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për një vend të BE-së. Këtë e tregon edicioni i sivjetshëm i raportit, i cili publikohet çdo vit rreth..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The Walt Disney Company dhe Warner Bros. Reklama televizive për promovimin e Bullgarisë si destinacion për..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..