Bullgaria nuk do të аrrijë të anëtarësohet në eurozonë nga fillimi i vitit të ardhshëm, pasi nuk ka miratuar tri projektligje kryesore dhe nuk plotëson kriterin e inflacionit. Si afatin më të hershëm dhe të mundshëm për vënien e euros në vendin tonë, ekspertët caktojnë mesin e vitit 2024 ose në një nga vitet e ardhshme. Sipas nënpresidentit ekzekutiv të Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, data e mundshme është 1 janari 2025, por para kësaj vendi ynë duhet të përmbushë kriteret e Mastrihtit dhe problemi kryesor është inflacioni. Dombrovskis ndodhet për një vizitë dyditore në Bullgari për çështje që lidhen me anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë, Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së vendit tonë, si dhe tema të tjera të agjendës evropiane.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..