Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizitë në një "cep të vogël të Ukrainës" në kryeqytetin bullgar

Lufta në Ukrainë, e cila shpërtheu më 24 shkurt të vitit të kaluar, vuri në provë miliona qytetarë ukrainas që kërkuan shpëtim në një sërë vendesh të BE-së dhe në mbarë botën. Në vendin tonë kanë nisur një sërë fushatash në mbështetje të tyre, disa prej të cilave vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Një nga organizatat që punon jashtëzakonisht për përshtatjen e tyre është qendra e "Dyert të hapura për Ukrainën", e krijuar nga një shtetasukrainas, menaxher i një kompanie IT në Bullgari - Andrej Nikollov. Deri në mesin e majit të vitit të kaluar, qëllimi kryesor i tij lidhej me ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes humanitare për qytetarët ukrainas. Pas kësaj, ai filloi të ofrojë ndihmë psikologjike dhe mundësi për studentët ukrainas që të vazhdojnë shkollimin gjatë qëndrimit në Bullgari. Edhe pse ata kanë qenë në një formë trajnimi online që nga fillimi i luftës, nevoja për një vend ku të mblidhen dhe të jenë së bashku është e dukshme. Kur ata janë pjesë e një komuniteti, janë në gjendje të kapërcejnë më lehtë tronditjen dhe traumën e armiqësive që shënuan jetën e tyre kaq herët.

"Qendra arsimore ukrainase, e cila ndodhet në rrugën."Slivnica" Nr. 188 në Sofje, është themeluar dhe funksionon që nga 15 shtatori i vitit të kaluar. Deri më tani, aty studiojnë rreth 150 fëmijë, por çdo ditë vijnë të rinj - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë, koordinatorja e qendrës Elena Vollkova. - Në shkollat ​​bullgare studiojnë edhe shumë fëmijë nga Ukraina. Ne bashkëpunojmë me shkollën e 153-të të sporteve "Neofit Rillski", ku aktualisht studiojnë rreth 40 nxënës ukrainas."

Elena Vollkova

Mësimet në qendër zhvillohen çdo ditë dhe me dy turne sepse qendra ka vetëm 10 dhoma. Fëmijët mësojnë onlajn, por janë fizikisht në ndërtesë. Ata ndihmohen nga mësues nga Ukraina që japin mësim në gjuhën e tyre amtare sipas planprogramit ukrainas. Pjesë e tyre janë edhe mësimet e gjuhës bullgare. Një detyrë, për të cilën tashmë po punohet, është shndërrimi i qendrës arsimore në shkollën e parë të mesme bullgaro-ukrainase. Pritet që kjo të ndodhë në vitin 2024.

Pse është i nevojshëm krijimi i saj dhe cilat janë pengesat për shkollimin e nxënësve ukrainas në shkollat ​​bullgare?

"Për shumë prindër, regjistrimi i fëmijëve të tyre në sistemin arsimor bullgar do të thotë të pranojnë se ata nuk do të kthehen në Ukrainë," pranon Elena. – Kjo është pengesa kryesore e tyre, përveç gjuhës. Arsyeja tjetër është dallimi mes kurrikulës bullgare dhe ukrainase, që krijon nevojën që studentët të humbasin 1 vit material studimor duke u përpjekur të mësojnë materialin e humbur nga viti i kaluar. Përveç kësaj, lufta dhe shpërngulja e tyre në vende të ndryshme të botës ka lënë një gjurmë të rëndësishme tek fëmijët dhe ata duan të studiojnë në një mjedis ukrainas dhe të komunikojnë me miqtë e tyre nga Ukraina”.

Të gjitha përpjekjet e bëra për nxënësit do të ishin të kota nëse ata do të ndiheshin keq në qendrën arsimore dhe nuk do donin ta ndiqnin atë. Rezulton të jetë pikërisht e kundërta:

“Ata e pëlqejnë shumë sepse e kemi kthyer në një cep të vogël Ukraine – shpjegon Elena Vollkova. - Këtu ata flasin në gjuhën e tyre, festojnë festat ukrainase, respektojnë traditat dhe kjo është e rëndësishme për një fëmijë që vjen në një vend të huaj me zakone dhe tradita të ndryshme. Mund të jap një shembull me vajzën time Sofija, e cila është në klasë të katërt. Javën e parë ishte shumë i shqetësuar pasi nuk i njihte fëmijët. Ajo donte të studionte vetëm në internet me klasën e saj dhe mësuesit nga shtëpia. Por më pas u përshtat kollaj dhe bëri miq të rinj”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook / Освітній HUB у м.Софія, Facebook / @SituationalCenterOpenDoors, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD