Fushata parazgjedhore për zgjedhjet për deputetë të 2 prillit 2023 duhet të financohet me fondet e veta të partive, partive pjesëmarrëse në koalicione dhe anëtarëve të komisioneve nismëtare, të kandidatëve të regjistruar, si dhe me fonde të dhuruara nga individë. Këtë e vendosi sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Shuma totale e financimit për fushatën parazgjedhore të partive dhe koalicioneve nuk mund të kalojë 3 milionë leva (1.5 milionë euro), ndërsa për komisionet nismëtare – 200 000 leva (100 mijë euro). Fushatat nuk mund të financohen nga donacione anonime, me fonde nga persona juridikë, individë të huaj, institucione fetare dhe me fonde nga qeveri të huaja ose ndërmarrje të huaja shtetërore, kompani të huaja tregtare ose organizata të huaja.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..