Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Temperaturat mbeten pranverore

Foto: vremeto.dir.bg

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Era do të dobësohet dhe në shumë zona të gjysmës perëndimore të vendit do të shuhet. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje rreth 1°.

Të mërkurën, do të mbajë mot kryesisht me diell, me rritje më të theksuar të vranësirave në verilindje të Bullgarisë, por nuk priten reshje të konsiderueshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veri-veriperëndimore, në rajonet lindore – erë verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 15° dhe 20°, në rajonet ekstreme verilindore - rreth 12° dhe në Sofje rreth 16°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Era do të dobësohet, por në zonat e larta dhe të hapura do të fryjë erë e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 12 °, në 2000 metra - rreth 3 °.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD