Në 24 orët e fundit, ushtria ruse lëshoi më shumë se 40 raketa në territorin e Ukrainës, dhe raketat ishin të llojeve të ndryshme. Në qytetin ukrainas Bahmut, ku luftimet e ashpra po zhvillohen prej muajsh, gjashtë mijë civilë vazhdojnë të jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Për shkak të sulmeve të shtuara ruse ditët e fundit, zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u bëri thirrje banorëve vendas që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm në 24 orët e fundit, pesë civilë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në Bahmut, kështu që Vereshçuk nuk e fshehu habinë e saj nga dëshira e njerëzve për të qëndruar në qytet dhe deklaroi se ata jo vetëm që vënë veten, fëmijët dhe të dashurit e tyre në rrezik, por gjithashtu krijojnë rreziqe për vullnetarët që përpiqen t’i ndihmojnë dhe pengojnë luftëtarët ukrainas.
Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse synojnë të kapin Bahmutin deri më 24 shkurt për të shënuar përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës. Sipas themeluesit të kompanisë ushtarake private ruse “Wagner” Evgenij Prigozhin, kapja e qytetit ukrainas Bahmut në rajonin e Doneckut mund të zgjasë disa javë. Për mungesën e suksesit në frontin ai fajësoi “burokracinë monstruoze” në Rusi dhe u ankua se ai ishte tashmë i privuar nga mundësia për të rekrutuar të burgosur për të luftuar në radhët e kompanisë private ushtarake “Wagner”, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë. Sipas informacioneve jozyrtare, rekrutimi i të burgosurve vazhdon, por realizohet nga Ministria e Mbrojtjes.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton se instruktorë nga Irani mbërritën në Luganskun e pushtuar për një mision stërvitor.
Ndërkohë, politikanë nga afro 100 vende, duke përfshirë presidentin bullgar Rumen Radev, u mblodhën në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mënik. Tema kryesore e diskutimit është lufta në Ukrainë. Para fillimit të forumit, disa nga pjesëmarrësit, duke përfshirë ish-oligarkun rus dhe kritik të Kremlinit, Mihaill Hodorkovski dhe financierin Xhorxh Soros, thanë se nëse Rusia mposhtet në luftën në Ukrainë, kjo do të çojë në kolapsin e saj.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..