Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga “A është kështu” është pjesë e filmit të ri bullgar “Një lojë besimi”

Foto: Facebook / Game of Trust movie

Ka këngë që lënë mbresa të thella tek ne. Ato rezultojnë të jenë sërish të rëndësishme në një fazë tjetër të jetës sonë dhe e gjejnë leximin e tyre të ri vite pas shfaqjes. I tillë është rasti me një nga hitet e yllit bullgar të estradës Vasill Najdenov – “A është kështu”.

Kënga merr një jetë të re në filmin “Një lojë  besimi” me regji të Martin Makariev. Vepra rikrijon historitë personale të një nëne dhe një vajze, ndryshimet që të dyja përjetojnë në rininë e tyre dhe nevojën për t’u përballur me dhunën e fshehur pas maskës së qëllimeve të mira. Fatet e tyre janë sa të ndryshme aq edhe të ndërthurura pazgjidhshmërisht.Premiera e filmit para publikut do të jetë më 17 shkurt.

E krijuar në periudhën e viteve 70-të dhe 80-të të shekullit të XX-të, kënga “A është kështu” u përfshi si kënga e parë në albumin e parë solo të Vasill Najdenovit “Adaptim”. Me muzikë të kompozitorit Tonço Rusev, tekst të poetit dhe shkrimtar Vanjo Vëllçev dhe aranzhim të pianistit dhe kompozitor Konstantin Cekov, “A është kështu” shumë shpejtë fitoi popullaritet dhe u bë një këngë i preferuari i disa brezave bullgarësh. Dhe një dëshmi për këtë është roli i saj kryesor në filmin e ri bullgar “Një lojë  besimi”.

Dëgjojmë Vasill Najdenov dhe këngën e tij “A është kështu”.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD