Hristijan Pendikov, së bashku me bullgarët e tjerë maqedonas që ai njeh, po vazhdojnë të marrin kërcënime, tha i riu për bTV. Prej disa ditësh atij i është caktuar mbrojtje policore gjatë gjithë kohës. “Sepse kam kërcënime se do të vijnë edhe në Bullgari, se do më vrasin. Më dërgojnë foto me armë e gjëra të tilla”, shpjegoi sekretari i klubit kulturor “Mbreti Boris III” në Ohër. Pasi u rrah në vendlindje nga simpatizantët e partisë VMRO-DPMNE, ai u dërgua për mjekim në Bullgari. I riu ka raportuar se kërcënime janë drejtuar edhe ndaj nënës së tij. Ai thotë se ka aplikuar për shtetësi bullgare dhe ka në plan të studiojë në Bullgari, por ëndërron që një ditë të jetë i lirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut.
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..