Një pjesë e mbrojtjes së forcave ukrainase në rajonin e Luganskut është thyer, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Moska deklaroi se ata e kanë sunduar vijën e parë dhe të dytë të mbrojtjes dhe kanë përparuar tre kilometra. Reuters vuri në dukje se informacioni nuk është konfirmuar nga një burim i pavarur dhe mesazhi nuk ka treguar se ku ka ndodhur sulmi.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, gjenerali Lloyd Austin tha në një takim me kolegët e tij të NATO-s se Aleanca do të vazhdojë me vendosmëri mbështetjen e saj për një Ukrainë të lirë dhe sovrane dhe theksoi se përpjekjet për ndihmë shtesë duhet të rriten.
Çështja e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë nuk është më urgjente për momentin, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Por ai e bëri të qartë se kjo mund të ndryshojë në rrjedhën e luftës, raportoi AFP.
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..