Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dhe Shkupi do të diskutojnë çështjet konsullore

Zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev
Foto: BGNES

Deri në fund të muajit Sofja dhe Shkupi do të zhvillojnë konsultime për problemet e hapura konsullore me të cilat Bullgaria vazhdon të përballet në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, tha zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev. “Shkelja e të drejtave të bullgarëve, pavarësisht nëse janë shtetas bullgarë apo shtetas të një shteti tjetër, është absolutisht e papranueshme dhe ne do të përdorim të gjitha mundësitë në dispozicion, të gjitha burimet tona, për të kundërshtuar veprime të tilla, të cilat mbajnë të gjitha shenjat e një politike sistematike të qëllimshme”, tha Koxhabashev.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka kërkuar takim me përfaqësuesit e bullgarëve maqedonas, raportoi BGNES.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD