Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë juglindore dhe Siri ka kaluar 33 000 veta, ndërsa numri pritet të rritet. Shpresat për të gjetur të mbijetuar të gjallë po shuhen. Një grup bullgar i shpëtimtarëve vullnetarë po vazhdon të kërkojë njerëz nën rrënojat në qytetin e Hatay.
BE do të dërgojë më shumë tenda, batanije dhe soba, i tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes telefonit presidentit turk Rexhep Erdogan. Sipas mekanizmit të mbrojtjes civile, BE ka dërguar tashmë 38 ekipe shpëtimi me mbi 1600 njerëz dhe 106 qen. Përveç kësaj, 12 shtete anëtare siguruan 50 000 tenda dimërore familjare, 100 000 batanije dhe 50 000 soba.
Presidenti sirian Bashar al-Asad falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan dhjetëra milionë dollarë për të rindërtuar zonat e prekura në vend. Asad falënderoi gjithashtu Katarin, i cili po dërgon 10 000 kontejnerë strehimi në Siri. Qasja humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri vazhdon të jetë e vështirë, njoftoi OKB.Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..