Kompania shtetërore ruse "Gazprom" ka paraqitur një kërkesë kundër Bullgarisë në bazë të kontratës së furnizimit me gaz natyror që skadon në fund të vitit 2022, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov. Ai nuk pranoi të japë detaje për shkak se informacioni është konfidencial, por siguroi se “çdo gjë në këtë kontratë është nën kontroll”.
Tani Bullgaria nuk blen gaz natyror nga Rusia, dhe kjo dëshmohet nga certifikatat e origjinës, të cilat kërkohen nga furnizuesit që marrin pjesë në tenderat për furnizimin me gaz, shtoi Hristov. Bullgaria po bëhet një faktor serioz në furnizimin me gaz të lëngshëm për të gjithë Evropën Juglindore, përmes tranzitit nga terminalet e gazit të lëngshëm në Greqi dhe Turqi dhe përmes rritjes së gazsjellësit nga Azerbajxhani, theksoi ministri.Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..
Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum biznesi në Sofje më 27 prill, organizuar nga platforma globale e aseteve dixhitale "Nexo", njoftoi..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..