47 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 10 nga një ditë më parë. Mbi 63.8% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 1.5% e 2 987 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 1.3% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët aktivisht të regjistruar u ulën me 63 në 2669. 18 të infektuar u shtruan në spitale. 13 nga të sapo pranuarit ose 72.22% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 7 në 212. Janë 29 të infektuar në terapi intensive.
Tre persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të martën janë shëruar 105 persona. Janë bërë 72 vaksina.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..