Botuesi i Plovdivit, Manoll Pejkov, ka mbledhur 220 mijë leva (112 mijë euro) në më pak se një ditë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi, pas thirrjes në Facebook për dhembshuri për viktimat. Donatorët janë aktualisht mbi 1 500 njerëz, ndërsa donacionet vazhdojnë të mbërrijnë në pikat në Plovdiv dhe Sofje që nga mëngjesi. Nga biseda e Pejkovit me ambasadorin bullgar në Turqi, Angell Çollakov, i cili ndodhet në terren në Adana, u bë e qartë se njerëzit kanë nevojë për doreza, xhaketa, shalle, kapela, batanije, ngrohës të jashtëm me gaz, tenda, karrige dhe tavolina për kampim, komplete ndihme të parë, dyshekë dhe çanta gjumi, ndriçim të brendshëm për tenda.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..