Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë më të mirën, nga bodrumi i tyre, janë të mirëpritur në fshat.
Në konkurs po i rikthehen edhe prodhuesit nga rajoni grek i Dramës. Kulmi i festës është më 5 shkurt /e diel/, kur të gjithë shkojnë në vresht, në vendin e quajtur “Baira”, ku në mënyrë rituale bëhet krasitja e parë e hardhive dhe ujitja e tyre me verë.
Festa e madhe është në sheshin në Dellçevo. Në të marrin pjesë trupa etnografike të kukerëve nga fshati i afërt Mosomishte, por më interesantja është rishfaqja e "Dasmës së Dragoit". Një legjendë e lashtë tregon se fshati Dellçevo është strofulla e një dragoi që mori për grua vajzën më të bukur të fshatit, ndërsa në këmbim e mbrojti fshatin nga forcat dhe elementët e këqij. Edhe sot e kësaj dite në Dellçevo e mbajnë gjallë legjendën dhe dy herë në vit rikrijojnë imazhet e dragoit dhe nuses së bukur.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..