Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta në Ukrainë mund të përshpejtojë ndërtimin e urave mbi lumin Danub

Foto: BGNES

Trafiku i ngarkuar midis Bullgarisë dhe Rumanisë, i rënduar nga lufta në Ukrainë, vendos sërish në rendin e ditës çështjen e ndërtimit të një ure të tretë mbi lumin Danub, e cila do të përmirësonte lidhjen midis dy vendeve evropiane.

Analistët gjeopolitikë bëjnë një analogji me situatën e vitit 1999, kur konflikti në Kosovë dhe shkatërrimi i urave serbe mbi lumin Danub drejt Evropës Qendrore e detyruan Bashkimin Evropian të kërkonte alternativa. Kështu, u përshpejtua ndërtimi i urës së dytë midis Bullgarisë dhe Rumanisë te Vidin - Kallafat.

Në vitin 2022, lufta në Ukrainë bllokoi transportin detar në Detin e Zi dhe rriti trafikun tokësor përmes Danubit. Sipas historianit Pllamen Dimitrov, ekspert nga Shoqata Gjeopolitike Bullgare, kjo jep një shans për të përshpejtuar ndërtimin e urave në rrjedhën e poshtme të lumit të madh evropian.

“Kemi të njëjtat pengesa gjeopolitike për fluksin е lirë të tregtisë që ekzistonin në vitin 1999, kur ishte lufta midis NATO-së dhe Jugosllavisë. Tani telashet po vijnë nga verilindja. Rezulton se transporti i mallrave përmes pjesës lindore të Detit të Zi nuk mund të realizohet tani në këtë rrugë, sepse atje po zhvillohen operacione ushtarake. Ka një korridor të hapur vetëm për eksportin e drithërave, por edhe ai është mjaft problematik. Është logjike që tregtia midis Turqisë dhe Evropës Lindore, midis Ukrainës dhe Turqisë, të kalojë përmes rrjedhës së poshtme të lumit Danub dhe, rrjedhimisht, përmes kufirit bullgaro-rumun. Dihet që Bullgaria dhe Rumania po përpiqen t’i tregojnë Komisionit Evropian se ka nevojë për financimin e një ure të re pranë qytetit Ruse në kuadër të programit “Evropa e Lidhur” të BE-së. Pra, ka një impuls gjeopolitik që mund ta shtyjë këtë projekt përpara - thekson Pllamen Dimitrov, por paralajmëron rrezikun që projekti të mos shpërblehet nga pikëpamja thjeshtë ekonomike. - Pikërisht atëherë ndërhyn Komisioni Evropian, i cili mund të plotësojë një pjesë të financimit të munguar për një projekt të tillë.”

Pllamen Dimitrov

Qeveria e fundit e rregullt bullgare kishte një program ambicioz për ndërtimin e pesë urave në lumin Danub. “Megjithatë, para se të bëhen pesë, urat duhet të bëhen tre” – këshillon Pllamen Dimitrov.

Është e paimagjinueshme të ndërtohet ndonjë lloj ure nëse nuk ka infrastrukturë që të çon drejt saj. Është e dëshirueshme që të jetë një autostradë që mund të sjellë trafik. Dhe në këtë kuptim, nëse ura e tretë do të jetë sërish në Ruse-Gjurgevo, duhet të ketë një përmirësim edhe në infrastrukturën kryesore. Dhe për momentin, edhe tek ura e dytë, që është Vidin - Kallafat, nuk ka autostradë në anën bullgare. Prandaj mendoj se ky është një projekt kompleks dhe duhet të sigurohen fonde për të projektuar rrugët kryesore në të njëjtën kohë me urën.”


Cila është pika e lidhjes midis Bullgarisë dhe Rumanisë ku është më urgjente të ndërtohet një strukturë lidhëse?

“Nëse duhet t’u përgjigjemi problemeve që lindin menjëherë si rezultat i Luftës Ruso-ukrainase, pika duhet të jetë diku më në lindje përgjatë kufirit bullgaro-rumun. Të jetë në gjendje t’i shërbejë lëvizjes midis Ukrainës dhe aleatëve të saj në Evropën Lindore, gjithashtu edhe Turqisë. Sigurisht që ndryshimi i situatës gjeopolitike duhet të monitorohet”, sqaron Pllamen Dimitrov. Prandaj, rekomandon ndërtimin e një ure mbi Danub pranë qytetit bullgar Silistra. Por ai e përkufizon opsionin e një ure të dytë pranë Ruses si më të mundshëm, me përmirësimin përkatës të infrastrukturës lidhëse, sepse ajo mund t’i shërbejë fluksit si drejt Evropës Qendrore, ashtu edhe drejt Ukrainës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Ivo Ivanov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD

Montana - qyteti përtej shablloneve

Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit, shërbimeve sociale. Sipas të dhënave të vitit të..

botuar më 24-10-15 7.20.PD