Dy nga muzikantët më aktivë dhe më të dashur të xhazit në Bullgari filluan një projekt të përbashkët - YO-YO Band dhe prezantuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull.
Nën emrin “YO-YO” qëndron projekti i përbashkët muzikor i bateristit Hristo Jocov dhe trumbetarit Mihaill Josifov (“Yotsov - Yosifov Band”).
Ideja është të krijohet një formacion në të cilin Mihaill dhe Hristo janë bërthama kryesore, dhe të ftuarit e tyre të jenë muzikantë të ndryshëm – si emra të njohur, ashtu edhe interpretues të rinj. “Ashtu siç në të kaluarën Art Blackie dhe grupi i tij Jazz Messengers, u kthyen në një vend që bëri të famshëm shumë emra botërorë të xhazit”, thotë Hristo Jocov.
Albumi u regjistrua në dy ditë, në fund të vitit 2022 në “88 STUDIO” nga një grup shumëngjyrësh ndërkombëtar: MihaillJosifov – trumbetë, Arnau Garofe Faras – saksofon, Steve Hamilton – piano, Boris Taslev – bas, Hristo Jocov – bateri.
Koleksioni përfshin 10 pjesa origjinale nga Mihaill Josifov dhe Hristo Jocov, duke përfshirë Sharks Never Sleep.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..