Vendi ynë mund të humbasë qindra milionë euro nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, nëse deri në qershor të këtij viti nuk ndryshon Ligjin për Gjyqësorin, paralajmëroi në Nova News zëvendës ministri teknik i drejtësisë Emill Deçev. Sipas tij, vendosja e një mekanizmi për hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm nëpërmjet një magjistrati të pavarur është i rëndësishëm, por jo i vetmi. Sipas tij, me ndryshimet në ligjin e propozuar nga Këshilli i Ministrave zgjidhen afro 70 çështje, duke përfshirë zvogëlimin e pushtetit absolut të prokurorit të shtetit dhe mundësinë e pezullimit të përkohshëm të tij në rast të një krimi të qëllimshëm. “Për momentin çdo gjyqtar, prokuror apo hetues mund të suspendohet përkohësisht nëse akuzohet për vepër të qëllimshme, por jo edhe kryeprokurori”, komentoi Emill Deçev.
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..