Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me 1 shkurt nderojmë viktimat e komunizmit

Foto: BGNES

Dita u shpall në vitin 2011 me propozimin e presidentëve të Bullgarisë Zhelju Zhelev (1990-1997) dhe Petër Stojanov (1997-2002). Më 1 shkurt 1945, tre regjentë, gjashtëdhjetë e shtatë deputetë, ministra, gjeneralë dhe kolonelë, figura publike u bënë viktima të Gjykatës Popullore dhe u takuan me vdekjen.

Në qytetin Loveç, në vigjiljen Ditës së  nderimit të viktimave të komunizmit u shfaq një film të ri për kampin e përqendrimit “Sllënçev Brjag”, i cili ndodhej afër qytetit, (kampi për të burgosurit politikë pranë Loveç u quajt “Grupi i Punës”, por u bë i njohur si kampi “Sllënçev Brjag”).

“Kjo është historia më e keqe e jetës sime”, tha regjisori i filmit “Sllënçev Brjag – ekspres në skëterr”, Stepan Poljakov. - Të gjithë janë disi viktimë e një makinerie mizore - nga njëra anë janë viktimat, nga ana tjetër janë torturuesit e tyre. Fatet e tyre janë aq të ndërthurura sa në fund kuptohet se nuk ka drejtësi në këtë botë. Edhe ata që dolën të gjallë nga kampi më vonë kanë një fat tragjik.”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD