Vetë vendet anëtare të BE-së mund të financojnë gardhin përgjatë kufirit bullgaro-turk, thonë burime nga Komisioni Evropian.Sipas korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, përfaqësuesit e Komisionit Evropian i referohen letrës së Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen drejtuar liderëve evropianë nga 26 janari, me rastin e Këshillit të posaçëm Evropian kushtuar migracionit, planifikuar për 9 dhe 10 shkurtin në Bruksel.Letra përmend se kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një përparësi në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së, nëpërmjet "financimit dypalësh, duke përfshirë mekanizmat e solidaritetit vullnetar".Në përgjigje, përfaqësuesit e KE theksuan se Brukseli "nuk financon ndërtimin e infrastrukturës standarde përgjatë kufijve të tij që i mban njerëzit jashtë", por në të njëjtën kohë, një vend anëtar mund të mbështesë financiarisht një tjetër për gardhin. Kjo do të thotë se Bullgaria mund të ndihmohet nga vendet e tjera të Komunitetit të interesuar për ndërtimin e objektit.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..