Gjatë 24 orëve të fundit, një ndërtesë e vjetër banimi është shkatërruar nga një sulm me raketa në Harkov. Sipas guvernatorit rajonal Oleg Sinegubov, tre persona u plagosën lehtë dhe një grua e moshuar vdiq.
Të dielën, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen akuza të mëtejshme për sulme kundër civilëve në spitalet ukrainase. Autoritetet ukrainase raportojnë se një sulm u krye në spitalin klinik rajonal në Herson, ku një infermiere u plagos. Një ditë më parë, autoritetet në Lugansk akuzuan forcat ukrainase se sulmuan një spital në qytetin Novoajdar, duke vrarë 14 pacientë që po trajtoheshin në spital dhe duke plagosur 24 të tjerë.
Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve RIA citoi zëvendësministrin rus të jashtëm Sergej Rjabkov i cili ka thënë se nuk ka kuptim që Rusia të bisedojë me Kievin ose "aktorët e kukullave të saj" nga Perëndimi, pasi SHBA vendosi të furnizojë Ukrainën me tanke, raportoi BTA. Rjabkov ka deklaruar se askush në Perëndim nuk ka propozuar iniciativa serioze për zgjidhjen e krizës ukrainase.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..