Shkrimtarja bullgare Zdravka Evtimova mori një vlerësim të ri të lartë për talentin e saj në SHBA. Një platformë online për diskutime mes autorëve të veprave fantastiko-shkencore, fantastike dhe horror, e dalloi si më të mirin tregimin e saj me elementë fantastiko-shkencorë “Për Dimitër - një poet”, botuar në vend vitin e kaluar.
Kjo nuk është njohja e parë e Zdravka Evtimovës në SHBA. Në vitin 2019, një tjetër nga veprat e saj, "Gjaku i urithit", u përfshi në një antologji me tregime të shkurtra të rekomanduara për studimin e letërsisë në shkollat e SHBA-së.
Tregimin origjinal "Për Dimitër – një poet", në gjuhën bullgare, mund ta lexoni këtu. Versioni në anglisht mund të gjendet këtu.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...