Stanisllav Sllanev-Stenli fitoi popullaritet në vitet 1980, veçanërisht si frontmeni i grupit Tangra. Me kalimin e kohës, Stenli forcoi statusin e tij të yllit si një artist solo me një stil origjinal muzikor. Çdo këngë e tij e re bëhet një ngjarje. Së fundmi ai na kënaq me ngjarje të tilla çdo disa muaj - disa prej tyre janë këngë të reja, disa të tjera janë këngë-single nga albumi i tij "Trupat e huaj", i cili u shfaq pas një pauzë 17-vjeçare. Kjo për shkak se tre vjet pas daljes së albumit në tregun muzikor, singlet e tij nuk janë shitur, dhe ndërkohë Stenli tashmë po shikon për tjetrin.
“Kam luajtur disa këngë që janë krejt të ndryshme nga ato të albumit “Trupat e huaj”. Në albumin tim të radhës ka shumë tinguj elektronikë, sigurisht me kitarën e Stanisllav Vëllçevit. Ka gjëra që pas një kohe të caktuar bëhen të mërzitshme për autorin, apo për muzikantin që i realizon. Kështu ndodhi me mua, mezi prisja të incizoja gjërat e reja”.
Këtë e dëshmon edhe kënga "Kujtimi i hedhur" me muzikë të Bllagosllav Anastasovit, i njohur nga grupi indie pop-rock Hayes & Y bazuar në Mançester. Ai është autori i muzikës së të gjitha këngëve të albumit “Trupat e huaj”. Për tekstin, Stenli përsëri iu drejtua Daniell Rashevit, dhe për aranzhimin ai punoi së bashku me Bllago dhe Svetlin Këslev.
“Kjo këngë është një nga të preferuarat e mia në album dhe jam gjithmonë i emocionuar ta luaj, duke pritur që të vijë në set-listën e koncerteve. Kohët e fundit luaj këngë çdo disa muaj, ndërsa më parë kisha pushime disa vjeçare. Në një moment diçka më godet dhe filloj të krijoj, tani jam në formë”.
Përveç energjisë tipike të muzikës së tij, nuk janë lënë anash edhe kitarat melodike dhe sintezatorët retro, karakteristikë të viteve 1980 dhe sërish kaq moderne sot.
Stenli përhapi këngën e tij " Ekspresi i Dashurisë" një muaj para koncertit jubilar në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) më 13 tetor 2022, me të cilin festoi 40 vjet në skenë. Muzika e këngës është kompozuar nga Stenli, teksti është ngabashkëshortja e tij Ljudmilla Sllaneva, ndërsa aranzhimi është nga Svetlin Këslev.
Shikoni gjithashtu:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..
Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..
Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së..