Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një këshilltarе е ish-kryeministrit kritikon politikën bullgare ndaj Shkupit

Vesella Çerneva
Foto: BNR

Midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm për të ulur tensionin dhe për të identifikuar manifestimet e urrejtjes. Kjo është përcaktuar qartë në një protokoll mes dy ministrive të jashtme nga viti 2022, por nuk zbatohet, tha para BNR-së Vesella Çerneva, këshilltare për politikën e jashtme e ish-kryeministrit Kirill Petkov.

Sipas Çernevës, rritja e tensioneve dypalëshe po përkeqëson më tej jetën e bullgarëve maqedonas. Sipas saj thirrja në Sofje e ambasadorit bullgar në Shkup e dobëson peshën e Bullgarisë në BE.

"Ky lloj përshkallëzimi ndodh gjithmonë kur vjen era e zgjedhjeve." Ka parti në të dyja anët e kufirit që përdorin tensionin për të rritur vlerësimet e tyre, theksoi Çerneva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarët këmbëngulin për kushte humane në strehimoret komunale

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë se qentë vuajnë në të ftohtë, të ngjeshur në kafaze të përbashkëta ku hanë veten për shkak të..

botuar më 24-12-23 12.08.MD

Një sezon i suksesshëm dimëror pritet në Pamporovo

Në Rodopet në dhjetor, kaq shumë borë nuk ka rënë në 10 vitet e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e shkëlqyera të dimrit dhe reshjet e dendura të borës, ministri i turizmit Evtim Milloshev para BNT shprehu shpresën se sezoni do të jetë i fortë për..

botuar më 24-12-23 11.47.PD
Valeri Hajer

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye..

botuar më 24-12-23 8.38.PD