Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria është në fillimin e rrugës profesionale të gazetarit Rumen Stoiçkov

“Radioja është një magji tingujsh dhe i falënderoj fatit që më solli këtu”

10
Foto: arkiv personal

30 vjet në shërbim të dëgjuesve. Kështu mund ta përshkruajmë shkurt jetën profesionale të gazetarit Rumen Stoiçkov. Që nga viti 1988, kur e kaloi për herë të parë pragun e Shtëpisë së Vjetër, nuk e tradhton për asnjë moment Radion Kombëtare Bullgare (BNR), edhe pse merr më shumë se një ftesë për të punuar me një shpërblim më të mirë në radiot private. Ai është personifikimi i të pathënës se të punosh në median më të vjetër në vendin tonë është një privilegj, përgjegjësi, por mbi të gjitha kauzë. Stoiçkov e filloi karrierën e tij në Redaksinë Kryesore “Programe” - njësi funksionet e së cilës tani i kryen Drejtoria e Programit, ku mblidhen dhe koordinohen skemat programore për programet e ndryshme. Megjithatë, vetëm pak ditë pasi filloi atje, ai u ftua të bëhej bashkëpunëtor i Radio Bullgarisë dhe kështu i bashkoi të dy pozicionet.

“Ishte një ëndërr për mua të filloja të bëj diçka si reporter dhe gazetar, kështu që nuk u mendova dy herë dhe pranova. Pothuajse menjëherë më dërguan për të bërë reportazhin tim të parë në një shkollë” – kujton gazetari.

Ai pranon se deshifrimi i regjistrimeve të bëra në atë kohë në kasetat audio ishte një proces pafund i lodhshëm, por nuk i vjen keq për asnjë nga reportazhet, numri i të cilave në 30 vjet punë është mbresëlënës - rreth 2000.

“Në një shkallë të madhe jam më tepër autodidakt – pranon gazetari. Para shumë vitesh u gjenda në një udhëtim pune në qytetin Peshtera dhe aty kuptova se tashmë fillova të bëj reportazhe. Ky është zhanri më i vështirë gazetaresk, sepse në shtyp theksi vihet mbi titullin dhe fotot, në televizion kuadrot janë të rëndësishme, ndërsa në radio - gjithçka është një magji tingujsh që duhet të rregullohen mirë.”

Pavarësisht vlerësimeve që merr për reportazhet e tij, ajo që i jep postin e reporterit të stafit në programin kombëtar të lajmeve të BNR-së “Horizont” është diçka e veçantë. Vepra e tij është e vetmja intervistë që intelektuali dhe krijues i programit në gjuhën italiane të Radio Bullgarisë, Petër Uvaliev, dha për mediat bullgare gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 1992.

Për ta bërë atë, atij iu desh të priste gati 20 ditë - si mysafir i nënpresidentes së atëhershme Bllaga Dimitrova. Për arsye se programi i Uvaliev ishte i mbushur biseda e tyre vazhdinmisht shtyhej.

“E prita me durim këtë intervistë – është kategorik gazetari, por ditën që më telefonuan, doli se i kisha harruar listën me pyetjet e mia ndaj tij. Biseda zgjati rreth një orë, gjatë së cilës u mbështeta vetëm në shpejtësinë, reflekset dhe të menduarit e qartë. Që atëherë, unë kurrë nuk shkrova pyetje paraprake për bashkëbiseduesit e mi. Është shumë e rëndësishme të mos i ndërprisni dhe t’i dëgjoni me vëmendje. Gjatë intervistës, ne shikojmë njëri-tjetrin dhe nga çdo kërcitje, lëvizje e trupit apo vështrim, mund të nxjerr përfundime të panumërta për personin përballë meje.”

Gjatë 22 viteve të vijueshme, Stoiçkov bënte reportazhet e tij për transmetimet e ndryshme të programit. Ai u bë edhe drejtuesi i emisionit emblematik “Horizonti i Natës”. Përpara mikrofonit të tij ai u uronte dëgjuesve “Natën e mirë” në saktësisht 1300 edicione. Një pyetje logjike është se si ai arriti të fitojë dhe të ruajë besnikërinë e tyre për më shumë se 2 dekada:

“Sekreti është të respektosh auditorin, sepse gjatë këtyre 22 viteve e kam ditur gjithmonë që punoj për njerëzit që na dëgjojnë, jo për veten time. Doli që në këto orë të ditës na dëgjojnë 1/10 e dëgjuesve të radios. E kuptova se ata më respektojnë për shkak të tolerancës dhe durimit tim.”

Stoiçkov ruan dhe shpreh ndjenjat e tij më të mira, vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj BNR-së edhe sot e kësaj dite, dhe e konsideron ditëlindjen e Radios, 25 janarin, si festën e tij personale:

E dua pa masë këtë institucion dhe falënderoj fatin që më solli këtu. Gëzuar festën të gjithë kolegëve, le të jenë të shëndetshëm, të ndjekin mendimet dhe intuitën e tyre, duke kujtuar se Sofja nuk është Bullgaria, dhe temat jashtë qytetit janë të panumërta.”

Edhe pse në pension, Rumen vazhdon të ushtrojë profesionin, duke përfshirë në 7 librat e tij të botuar reportazhet e tij nga pjesa të ndryshme të Bullgarisë. Pa e reklamuar, ai përpiqet të bëjë gjithmonë diçka të mirë për njerëzit që takon.

“Unë gjithmonë e ndjek intuitën time, pa një plan paraprak. E gjej veten në mejdanin e ndonjë fshati ku janë njerëzit. E di që edhe vendi më i bukur ka problemet e tij që lidhen me mungesën e shëndetësisë, mungesën e komunikimit të mirë me bashkinë, rrjetin e keq të ujit dhe rrugëve, mungesën e transportit publik. Megjithatë, më shumë mungojnë fëmijët dhe nipërit që kanë shkuar në qytetet e mëdha apo jashtë vendit. Askujt nuk i pëlqen që fëmijët e tij të jenë larg, mos e shqetësoni që gjithçka është në rregull me ta dhe jeta e tyre është rregulluar mirë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal dhe Joan Kolev




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jaap van Beelen

Jaap van Beelen dhe koleksioni i tij unik i qilimave të vjetër bullgarë

Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..

botuar më 24-09-15 10.45.PD
Stefan dhe Maksim Ivanovi

Dy bullgarë kaluan Oqeanin Arktik me një varkë me vozitje

Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..

botuar më 24-09-10 4.56.MD

Medalistja jonë paraolimpike Stella Eneva niset me besim për në Lojërat e reja Paraolimpike

Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..

botuar më 24-08-28 7.25.PD