Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia në Bullgari po zhduket, por mungon edhe personeli i besueshëm për biznesin

Në vitin 2023 tregu bullgar i punës do të ketë nevojë për mbi 200,000 punëtorë dhe specialistë

Foto: arkiv

“Në momentin që do të bëheni shumë të mirë në diçka, të ardhurat do të vijnë në mënyrë të pashmangshme. Bota ka nevojë për lloj-lloj njerëzish që bëjnë gjëra të ndryshme”, këshillon një nga specialistët e zhvillimit të karrierës në Bullgari. Megjithatë, pyetja është edhe çfarë na ofron tregu i punës për momentin. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit në fund të vitit 2022, kërkesa për specialistë të IT-së ka nisur të ulet kohët e fundit. Nga aty bëhet e qartë se një pjesë e madhe e vendeve të lira të punës janë në industri dhe kryesisht në industrinë përpunuese. Rezulton se në të gjitha sferat e ekonomisë, ndërmarrjet shpallin mungesë të personelit. Ndër profesionet më të kërkuara janë operatorët e makinerive, personeli teknik i mesëm dhe shumë i kualifikuar. Vazhdon të ketë gjithashtu mungesë të specialistëve në mjekësi, infermierëve dhe mjekëve, si dhe mësuesve në sistemin arsimor. Kompanitë e transportit për transportin tokësor, detar dhe ajror kanë gjithashtu nevojë të madhe për personel. Janë shumë të kërkuar persona specialistë në fushën ekonomike, kontabilistë, financierë etj. 

“Studimi tregoi se në vitin 2023 Tregu bullgar i punës do të ketë nevojë për mbi 200.000 punëtorë dhe specialistë me njohuri dhe aftësi në fusha të ndryshme profesionale” - thotë Dobrin Ivanov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari:

Dobrin Ivanov

Papunësia aktualisht është në nivelin më të ulët historik në Bullgari, asnjëherë nuk kemi pasur një numër më të ulët të të papunëve. Ata janë më pak se 150 mijë dhe këta nuk janë realisht të papunë, sepse shumica e tyre nuk kërkojnë punë, d.m.th. nuk janë ekonomikisht aktivë. Rrjedhimisht, ne kemi edhe nivele rekord punësimi dhe tregu i punës ka vite që po përjeton mungesë të fuqisë punëtore. Kemi një numër të lartë aplikimesh për vende të lira pune dhe nuk kemi staf, pavarësisht se janë të kualifikuar apo jo. Kjo ndikon edhe në rritjen e shpërblimeve, po ashtu ato janë rritur me ritme rekord vitin e fundit. Shoqata jonë ka bërë gjithashtu një anketë midis 864 ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha dhe prej aty u bë e qartë se 30% e punëdhënësve planifikojnë të punësojnë fuqi punëtore të re, por këtu shtrohet pyetja se a ka mundësi tregu i punës të sigurojë fuqi të tillë pune e cila të punësohet. Megjithatë, 40% e punëdhënësve mendojnë se do të duhet të pushojnë nga puna, ndërsa rreth 20% thonë se nuk do të ketë ndryshim në numrin e punonjësve. Aktualisht jemi në një situatë ku ana e fortë janë punëtorët, ka më shumë kërkesë për fuqi punëtore sesa ofertë dhe kjo situatë do të jetë aktuale edhe gjatë vitin të ri”.

Ajo që tregojnë edhe të dhënat është se Bullgaria është lider në rritjen e pagës mesatare për vitin 2022. Rritja është mbi 3 herë e më shumë krahasuar me vendet e Evropës Perëndimore, ku pagat rriten shumë më ngadalë. “Kjo është edhe pasojë e tregut konkurrues të punës, ku hapen vende të reja pune, por është e vështirë të gjenden njerëz për to” – thotë Dobrin Ivanov.

“Rritja e pagës minimale nga 1 janari nuk është e vogël, është rritur gati 10%. Po, kërkesat e sindikatave dhe të disa partive të përfaqësuara në parlament ishin për një rritje më të madhe, por edhe në këtë 780 leva, kur shtohen llogaritjet shtesë ligjore për klasën e kohës së shërbyer, paga bëhet pothuajse 900 leva, që është mbi 50% e pagës mesatare. Apeli ynë për punëtorët është që të mos presin që shteti apo sindikatat të rrisin pagën minimale, por të bëjnë përpjekje për rikualifikim shtesë në mënyrë që ata të punojnë më produktivisht, më mirë dhe me efikasitet. Në këtë drejtim, tendenca është vazhdimi i rritjes së përshpejtuar të shpërblimit. Kjo është edhe ajo që tregoi sondazhi ynë - një pjesë e madhe e punëdhënësve, edhe pse pesimistë për rritjen ekonomike në vitin 2023, besojnë se shpërblimi do të vazhdojë të rritet me një normë prej rreth 10% në vit.

Bizneseve u pëlqen të operojnë në një mjedis të qetë dhe të parashikueshëm, por një mjedis kaq i favorshëm nuk pritet të shfaqet së shpejti. Përkundrazi, situata e paqëndrueshme politike në vendin tonë krijon qëndrime pesimiste te punëdhënësit. Dhe më shumë për tendencat negative të vërejtura nga Dobrin Ivanov:

“Kjo rritje e pagave të punonjësve i lodh ndërmarrjet bullgare në tërësi, sepse kjo rritje e pagave i privon ndërmarrjet nga mjetet për investime. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Institutit Kombetar të Statistikave për kostot e aktiveve afatgjata që bëjnë ndërmarrjet. Ato janë duke u ulur çdo vit pikërisht për shkak të rritjes së kostove të shpërblimit. Ndër faktorët e tjerë negativë është rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe kriza energjetike në vitin 2022 dhe reagimi i vonuar i qeverisë për kompensimin e bizneseve. Shpresojmë se me vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit Popullor për dëmshpërblim përgjatë vitit 2023 të mos kemi një problem të tillë.”

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, Freepik.com, arkiv





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD