Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Punëve të Jashtme jep një notë proteste me rastin e sulmit në Ohër

| rinovuar më 23-01-20 2.32.MD
Foto: MPJ

Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agneza Rusi Popovska do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Sofje për t'i dorëzuar një notë proteste në lidhje me veprën e rëndë penale të kryer ndaj sekretarit të qendrës bullgare "Mbreti Boris III" në Ohër. Në një mesazh në faqen e MPJ-së bullgare thuhet gjithashtu se ministri i punëve të jashtme i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga i cili ka marrë garanci të dhënies së ndihmës së nevojshme nga autoritetet vendore. Me qytetarin e lënduar janë në kontakt drejtuesi i përkohshëm i Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë në Manastir dhe një ekip nga ambasada jonë në Shkup, që janë dërguar në Ohër. 

Presidenti Rumen Radev tha se ambiciet e deklaruara për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe angazhimet e mara përsipër për reforma dhe forcimin e normave demokratike në vend, janë në kundërshtim me realitetin në të cilin jetojnë bullgarët maqedonas në fqinjin tonë jugperëndimor.  Ai theksoi se edhe një herë do të sjellë në vëmendje të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, si dhe të institucioneve evropiane dhe Këshillit të Evropës, çështjen e respektimit të të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD