Më 27 dhjetor të vitit të kaluar, për herë të parë, një anije kërkimore shkencore bullgare – “Shënjtor Kirill dhe Metodij” - u nis drejt Oqeanit Botëror për të mbërritur në Antarktidë si pjesë e Ekspeditës së 31-të bullgare në Antarktidë. Anija aktualisht është duke lundruar pemës Oqeanit Atlantik në rrugën e saj për në ndalesën e dytë të udhëtimit në ishullin Livingston - Mar del Plata në Argjentinë. Ekuipazhi pritet të mbërrijë atje në fillim të shkurtit, shpirti i marinarëve është i lartë, njoftoi kapiteni i rangut të III-të Hristo Hristov për BTA.
Baza polare bullgare ndodhet në ishullin Livingston dhe mban emrin “Shën Klimenti i Ohrit”. Ajo u themelua në vitin 1988, nja 130 m nga bregu i Gjirit të brendshëm Emona, i cili është në një zonë që shfrytëzohet për transferimin e personelit dhe ngarkesave me varka fryrëse. Në verë, Rrjedha Rezovo kalon prej këtu, duke siguruar furnizimin e nevojshëm me ujë.
Gadishulli Varna, Akullnaja Kaliakra, Mali Tangra, Kepi Botev dhe Maja Levski, këto janë disa nga emrat e shumtë bullgarë të objekteve gjeografike tëshpërndara nëpër ishullin Livingston. Pikërisht 20 vjet më parë, presidenti i atëhershëm Georgi Përvanov nxori një dekret që u jepte emra bullgarë këtyre objekteve. Me të njëjtin dekret u emëruan edhe vende të tjera në ishull, si Lartësitë e Vidinit apo Kreshta e Melnikut, Gadishulli Rozhen, Majat Simeon, Shën Kirill, Tervell, Gabrovo, Elena dhe Shablla, Akullnajat Peshtera, Sopot dhe Srebërna, Kreshta Veleka, Kepi Samuill etj.
Bullgaria u shpall vend antarktik pas nënshkrimit të Traktatit të Antarktidës në vitin 1978 pa të drejtë vote. Në vitin 1998, vendi ynë u pranua si anëtar i përhershëm i organizatës dhe së bashku me 26 vende të tjera ka të drejtën e vetos për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fatin e kësaj të dhjete të planetit.
Për herë të parë, objekte gjeografike në kontinentin e akullt u emëruan me emra bullgarë që në vitin 1996. Atëherë me dekret presidencial, një kodër në ishullin Livingston u quajt Sinemorec dhe një majë tjetër u emërua sipas kryeqytetit tonë të vjetër, Pliska. Në atë kohë në hartën e Antarktidës u shfaq edhe mali Hemus, i cili ishte emri i dikurshëm i malit Stara Planina, si dhe Rrafshnalta Ballkan. Një vit më vonë u emëruan edhe Akullnaja Tërnovo, Ujëvara e Akullit Ruen dhe Shala e Malit Nesebër …
Emrat më të fundit gjeografikë bullgarë të Antarktidës janë të vitit 2021, kur me dekret të kreut të shtetit Rumen Radev u emëruan dhjetë objekte gjeografike në ishull. Midis tyre janë gjiret Goljam dhe Mallëk Seçko, si dhe bregu Baba Marta. Dhe një vijë bregdetare tashmë mban emrin e Anka Llambreva - gruaja e parë bullgare që fluturoi mbi Kanalin e la Manshit me aeroplan dhe gruaja e parë bullgare që udhëtoi nëpër botë.
Shikoni më shumë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Instituti Antarktik Bullgar, bg.wikipedia.org
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..