Ditën e premte, më 20 janar, një ciklon mesdhetar do të kalojë në vend. Vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Nga perëndimi në lindje do të nisin reshje në të gjithë vendin, të shoqëruara me bubullima vende-vende. Në gjysmën perëndimore të vendit era do të dobësohet dhe do të orientohet nga veriperëndimi duke sjellë me vete edhe ajër të ftohtë.
Në Bullgarinë Lindore do të vazhdojë të fryjë erë mesatare deri në të fortë jugore, dhe temperaturat maksimale do të mbeten mbi 15°. Aty reshjet do të jenë kryesisht të dobëta dhe në rajone të veçanta. Me orientimin e erës nga perëndimi-veriperëndimi gjatë natës duke u gdhirë e shtuna edhe atje temperaturat do të ulen.
Në shumë rajone do të ketë reshje, në Bullgarinë Perëndimore - nga shiu dhe bora, në Bullgarinë Lindore - nga shiu.
Temperaturat do të jenë brenda kufijve të gjerë - minimale nga rreth minus 2° në disa zona të Bullgarisë Perëndimore deri në 6°-8° në Bullgarinë Lindore, maksimale nga 4° deri në 9° në Bullgarinë Perëndimore deri në 12°-14° në Bullgarinë Lindore.
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..