57 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. 58.6 për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar. 3.7 për qind e 4212 testeve të kryera rezultuan pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është 3482.
45 të infektuar u shtruan në spitale. 31 nga të sapopranuarit ose 68.89 për qind nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Në spitale trajtohen 347 të infektuar, 50 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit vdiqën 4 persona me Covid të konfirmuar. 3 prej tyre nuk ishin të imunizuar kundër koronavirusit. U administruan 177 vaksina.
U identifikuan dy rastet e para të bashkëinfektimit mes virusit të gripit dhe Covid-19, njoftoi Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare.
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..