Tarifa për trafikimin e një migranti nga Turqia në Serbi përmes territorit të Bullgarisë është rreth 2000 - 3000 euro. Por për të ashtuquajturit Shërbim VIP - trafik i një numri më të vogël emigrantësh - pesë-gjashtë, shuma arriti deri në 10 000 euro. Pagesa bëhet kur organizatori kryesor nga pala turke konfirmon se emigrantët kanë kaluar në Serbi.
Kjo u njoftua në një konferencë për shtypin dhënë nga Prokuroria, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria Kryesore e Luftimit të Krimit të Organizuar, duke përmbledhur rezultatet e aksionit “Havala”, drejtuar kundër organizatorëve të migrimit ilegal nga pala bullgare.
Prokuroria bëri të ditur se 92 janë personat e vënë nën përgjegjësi, 6 janë të arrestuar - një libanez dhe një irakian, të tjerët janë bullgarë. Gjithnjë e më shumë trafikantët shoqërohen nga makina pilot që drejtohen nga gra për të mos ngjallur dyshime.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..