Edhe në vitin 2021, modeli i familjes me dy fëmijë mbetet ideali riprodhues për gratë në moshë 15-49 vjeç dhe burrat 15-59 vjeç në Bullgari (63.3 për qind). Në vend të dytë është mendimi se familja duhet të ketë tre fëmijë (17.1 për qind), e ndjekur nga familja me një fëmijë (7.9 për qind).
Këtë e tregon një sondazh mbi qëndrimet riprodhuese të kryer nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Idealet dhe synimet riprodhuese të bullgarëve shpesh ndryshojnë nga numri aktual i fëmijëve në familje. Kështu, te personat mbi 45 vjeç, për të cilët riprodhimi ka përfunduar me kusht, 44.4 për qind kanë dy fëmijë.
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..