166 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 130 nga një ditë më parë. Mbi 62.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 3.1% e 5349 testeve të kryerajanë pozitive, krahasuar me 5% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 341 në 3451. 57 të infektuar u shtruan në spitale. 41 nga të sapo pranuarit, ose 71.93%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 4 në 354. Janë 50 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë ditës vdiqën 7 persona me Covid të konfirmuar. Pesë nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të hënën u shëruan 5000 veta, u administruan 193 vaksina.
Javën e kaluar u raportuan 230 infeksione të reja dhe 5 vdekje, numri i të sëmurëve aktivisht ishte 4092.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..