166 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 130 nga një ditë më parë. Mbi 62.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 3.1% e 5349 testeve të kryerajanë pozitive, krahasuar me 5% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 341 në 3451. 57 të infektuar u shtruan në spitale. 41 nga të sapo pranuarit, ose 71.93%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 4 në 354. Janë 50 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë ditës vdiqën 7 persona me Covid të konfirmuar. Pesë nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të hënën u shëruan 5000 veta, u administruan 193 vaksina.
Javën e kaluar u raportuan 230 infeksione të reja dhe 5 vdekje, numri i të sëmurëve aktivisht ishte 4092.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..