Bimët nuk janë atribute të thjeshta dekorative në shtëpi dhe kopsht. Ata janë krijesa natyrore të gjalla dhe madje “të ndjeshme”. Përveçse janë të bukura dhe të këndshme për syrin dhe shpirtin, ata mund të ... “flasin” dhe madje të komunikojnë me njerëzit, ndonëse në mënyrën e tyre. Si? Përmes frekuencave më të larta sesa mund të dëgjojë veshi i njeriut. Këtë e dëshmon një studim shkencor i agronomes së re Kristiana Opreva, i kryer së bashku me Universitetin Agrar të Plovdivit. Rezultatet konfirmojnë plotësisht teorinë e “bimëve inteligjente” të shkencëtarëve nga vende të tjera.
Studiuesit bullgarë arritën të regjistrojnë sinjale tejzanore përmes të cilave bimët komunikojnë. “Ne dëgjojmë nga 1 hZ deri në 20 000 hZ, dhe ata komunikojnë në frekuenca mbi 20 000 hZ,” zbulon Kristiana Opreva në një intervistë për BNR Varna. Kërkimi shkencor zgjati rreth 9 muaj dhe u fokusua në sjelljen e 4 llojeve të bimëve - barbarozë dhe episcia nga ato dekorative dhe hardhi dhe mollë - nga ato agrare. Disa bimë mund të jenë të zemëruar me ne dhe të mos duan të komunikojnë me ne. Të tilla si barbaroza.
“Kur i fërkoni gjethet, ajo lëshon një aromë specifike. Nëpërmjet erës dhe rritjes së tij, tregon se është i gjallë. Hulumtimi ynë zbuloi se sinjalet ultrasonike që lëshon barbaroza janë në një gamë të gjerë - nga 20 000 deri në 110 000 hZ. Nëse nuk e ujitim dhe nuk kujdesemi për të, mund të mos lëshojë fare sinjale dhe të mos na flasë. Episcia ndryshon ngjyrën kur preket dhe gjithashtu ka një gamë të gjerë sinjalesh zanore, reagon si barbaroza kur nuk kujdesemi për të”, thekson Kristiana.
Një moment interesant në studimin e bimëve agrare ishte kur një degë e grisur nga një hardhi, e cila kishte disa ditë në ujë, jepte gjithashtu shenja jete me sinjale ultrasonike, përmes të cilave njoftonte dhimbje. Një shembull tjetër – nëse domatet sulmohen nga ndonjë dëmtues, mund të na “tregojnë” që t’i largojmë ata, pohon Kristiana. Sipas saj, nëse gjendet një mënyrë për t’i dëgjuar bimët, do të jetë e dobishme për punën e agronomëve dhe për njerëzit që kujdesen për to.
“Nëse nuk i rrisim siç duhet, nëse nuk i duam dhe nuk flasim me ta, ata reagojnë. Njerëzit duhet të kuptojnë se me bimët duhet biseduar dhe madje duhet kënduar. Sepse ashtu si ne njerëzit humbasim nxitjen për të jetuar kur nuk na pëlqen mjedisi dhe kërkojmë një të ri, ashtu ndodh edhe me bimët. Thjesht duhet të gjejmë rrugën e duhur drejt tyre, sepse ata janë organizmat që do të na ndihmojnë të jetojmë, ata na japin ajrin që thithim.”
Faza tjetër e hulumtimeve të ekipit shkencor bullgar do të përqendrohet në sjelljen e barërave të këqija dhe mënyrën se si t’i “zhbëjmë” ata të jetojnë në tokë të kultivuar bujqësore, në mënyrë që të mos na duhet t’i shkulim dhe asgjësojmë ato. Ndërkohë, Kristiana arriti për të përmirësuar gjendjen shpirtërore të një grupi marulesh:
“Eksperimentova në serën time me marule, të cilave u këndoj muzikë popullore. Notat dhe oktavat e saj kanë një efekt pozitiv mbi to. Në këtë mënyrë ata ndjehen të qetë dhe rriten mirë. Mund të trembim edhe një dëmtues. Marulet e mia po rriten perfekt”, tha në përfundim Kristiana Opreva.
Përpilues: Veneta Nikollova (sipas intervistës së Ivan Barbov, BNR Varna)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR, Pixabay, zeleno-bg
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..