Bullgaria ndan vendin e 18-të për pasaportën më të dëshiruar për udhëtime ndërkombëtare me Kilin, Kroacinë dhe Monakon, sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henleypër vitin 2023. Japonia është në vendin e parë me një rezultat prej 193 pikësh, e ndjekur nga Singapori dhe Koreja e Jugut me 192. Në vendin e 3-të janë Gjermania dhe Spanja me 190 pikë. Vendet e fundit i zë Afganistani me 27 pikë dhe Iraku me 29.
Bullgaria është në vendin e 18-të me 174 pikë. Në renditjen e vitit të kaluar, Bullgaria ishte në vendin e 17-të me 173 pikë.
Treguesi kryesor mbi të cilin krijohet renditja është mundësia e udhëtimit pa viza nëpër botë me pasaportën përkatëse kombëtare, ndërsa numri total i pikëve tregon numrin e vendeve-destinacioneve në të cilat mund të udhëtohet pa vizë.
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..