Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesë veta me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit

Foto: Pixabay

128 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Mbi 66.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 3.5 për qind e 3644 testeve të kryera rezultuan pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është 3860. Në 24 orët e fundit në spitale u pranuan 41 të infektuar me koronavirus. 25 veta prej tyre, ose 61 për qind, nuk kanë vaksina kundër Covid. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus që trajtohen në spitale është 365 veta. Në terapi intensive janë 41 të infektuar.

5 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 4 nga të vdekurit nuk kishin imunizim kundër koronavirusit.

Të mërkurën u administruan 311 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD