Rreth 15 cm është mbulesa e grimbulluar e dëborës në pushimoren Pamporovo në malin Rodopa, sipas të dhënave të Shërbimit të Shpëtimit Malor. Kushtet e skijimit në resort janë të mira, pasi borës artificiale në shpatet i shtohet bora natyrale. Për momentin, mbulesa e borës në shpatet është rreth 45 cm, njofton BNR Plovdiv. 6 pista janë te hapura dhe 4 teleferikë janë duke punuar. Më shumë pista pritet të hapen në ditët në vijim. Kjo është reshja e parë e borës që nga fillimi i vitit pas motit jashtëzakonisht të ngrohtë në fund të dhjetorit.
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..