“Thesaret e Gjalla Njerëzore” është një listë përfaqësuese kombëtare e njerëzve që krijojnë trashëgimi kulturore jomateriale. Në vitin që po përfundoi, me këtë titull meritonin të quheshin endësit e rrjetave të peshkimit, prodhuesit e verërave, interpretuesit e gajdeve alton nga qyteti Kallofer, dymbëdhjetë përfaqësues të fiseve nga fshati Lipnica që ruajnë zakonin e “dhënies së betimit”, valltarë dhe këngëtarë.
Ndër rojtarët e traditave bullgare, u rendit edhe i vetmi mjeshtër mutaf i mbetur në trojet tona - Hristo Marinov.
Prej 40 vjetësh ai e kthen leshin e trashë në fije të përdredhura dhe e përdor për të endur plafe, torba, thasë, çanta shalë. Në të kaluarën ai i “vodhi” zanatin një mjeshtri që i bënte prodhimet e tij në çarshinë e Muzeut Etnografik në të hapur “Etëra”, që ndodhet në rajonin e qytetit Gabrovo.
“Njerëz që nuk i kam parë për një kohë të gjatë më telefonojnë, më urojnë – nuk e fsheh gëzimin mjeshtri. - Dhe tani më quajnë “thesar”, jo me emër. Është e veçantë, por është e bukur. Është një njohje sepse munda ta mbaja zanatin dhe më shumë njerëz e shohin atë me kalimin e kohës.”
Zanati i quajtur bullgarisht “mutafçijstvo” konsiderohej si mashkullor, sepse kërkon punë intensive dhe kalon nëpër shumë faza.
“Nga materiali i prerë ashpër përafërsisht deri tek objekti i përfunduar, ka shumë operacione - thotë mjeshtri. – Sepse ka përzgjedhje ngjyrash, ndarje ngjyrash, rrahje me litarë, tkurrje, tjerrje, dredha-dredha e topave, bërja e fillit, bërja e të gjithë tezgjahut për çdo pëlhurë. Gjatë Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe më vonë - deri në vitet 50-të dhe 60-të të shekullit të kaluar, tre ose katër mjeshtër punonin në një punishte.”
Artizanati na u soll nga Persia në fillim të shekullit të 18-të dhe në kohën e Çlirimit ishte përhapur në të gjitha vendbanimet më të mëdha. Në Panagjurishte u zhvillua më së miri - lulëzuan 200 punishte me një mijë mjeshtër, kallfë dhe çirakë.
“Në librat shkruhet se Lufta e Krimesë shënon fillimin e fundit të kësaj zeje – thotë edhe mjeshtri. - Atëherë bëheshin thasë për ushtrinë dhe në to ruhej barut - gëzofi ka cilësinë që të jetë i vështirë për t’u lagur, ndaj mbeti i thatë.”
Sot, mjeshtrit mutaf thurin plafe dhe çanta leshi për të varur mbi supe. Teknologjia nuk ka ndryshuar, prandaj në punishten e tij në “Etëra” Hristo Marinov punon në një tezgjah vertikal 120 vjeçar dhe me vegla, disa prej të cilave datojnë që nga koha e Rilindjes. Ajo që është e krijuar nga duart e tij zbukuron shtëpitë jo vetëm në atdhe, por edhe në Evropë, Japoni, Australi.
Përpilues: Diana Cankova (sipas reportazhit të Velina Mahlebashieva, korrespondent i BNR-së në Gabrovo)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/gabrovo.bg
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..