Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një nismë bamirëse dhuron pemë frutore në mbarë Bullgarinë

Foto: BGNES

50 000 pemë frutore do të mbillen në të gjithë Bullgarinë si pjesë e një fushate të organizuar nga nisma bamirëse Gorata.bg. Ajo filloi më 1 janar 2023 dhe deri në pranverë do të ofrohen pa pagesë 25 mijë kumbulla dhe 25 mijë ftua. Janë 5000 njerëz që do të marrin nga 10 fidanë secili. Deri më tani 3500 veta kanë shprehur dëshirë për t’i marrë, shpjegoi për BNR Nikolla Rahnev, themeluesi i Gorata.bg. Kërkesa ka edhe nga disa organizata që dëshirojnë t'i mbjellin në oborret e shkollave dhe kopshteve, si dhe nga kishat dhe azilet.


Fushata e mbjelljes së pemëve ka nisur që nga viti 2013 dhe deri në vitin 2022, mbi gjysmë milioni fidanë janë mbjellë përmes saj. “Iniciativa ka mbi 260 mijë ndjekës”, theksoi Nikolla Rahnevi dhe shtoi se ende nuk kanë mundësi të ndjekin zhvillimin e të gjitha pemëve të mbjella deri më tani, sepse nuk ka mekanizëm reagimi.

“Kur punojmë me pylltari, zakonisht shkalla e mbijetesës është nga 30% deri në 45% për qind, sepse terreni është më i vështirë. Kur punojmë me komunat, mbijetesa e pemëve është sërish në të njëjtin diapazon, ndoshta rreth 55%. Kur u dhurojmë pemët bletarëve, ose njerëzve të tjerë të veçantë, që mbjellin sasi më të vogla në oborret e tyre dhe kujdesen më shumë, shkalla e mbijetesës arrin 70-80%”, thotë Nikolla Rahnev.

Foto: BGNES

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD