Sot, më 6 janar, herët në mëngjes, qytetarët e Kalloferit me kostume popullore, të udhëhequr nga kryebashkiaku Rumen Stojanov me flamurin kombëtar në dorë, hynë në ujërat e ftohta të lumit Tunxha për të respektuar traditën e Theofanisë dhe vallëzimin e akullit. Më parë trimat i bekoi At Dimitri nga kisha “Shën Kryeengjëlli” dhe kortezhi me daulle dhe këngë u nis për në Urën Çerkovski të lumit. U mbajt edhe rituali i hedhjes dhe nxjerrjes së Kryqit të Zotit nga ujërat. Ndryshe nga vitet e tjera, moti në Kallofer sot është i butë dhe e ashtuquajtura “valle e akullt” u krye në temperatura shumë më të favorshme.
Më 6 janar Kisha Ortodokse kremton një nga festat e saj më të mëdha - Theofaninë - me shërbesa solemne. Festohet pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, ku Zoti zbulon natyrën e tij trinike.Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..