Në qytetin Tokmak, rajoni Zaporozhсe, i pushtuar nga forcat ruse, gjatë një sulmi ukrainas dje, më 4 janar, më shumë se 80 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Sipas përfaqësuesve të administratës ruse në rajonin e Zaporozhie, sulmi ukrainas ishte drejtuar kundër spitalit rajonal të Tokmak, ku një mjek ushtarak dhe disa pacientë u vranë.
Autoritetet ukrainase kanë raportuar gjithashtu disa sulme në shkallë të gjerë kundër forcave ruse ditët e fundit. Kievi bëri të ditur se një sulm në një strehë ushtarake ruse në Makeevka në rajonin e Doneckut ka vrarë 400 ushtarë armiq ndërsa një sulm tjetër në fshatin Çulakovka në rajonin Herson ka vrarë 500.
Nga ana e saj, Moska raportoi të paktën 89 të vdekur nga bombardimet ukrainase në natën e Vitit të Ri.
Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të autoriteteve ukrainase, rusët kanë bombarduar një zonë të qytetit të Kurahovos në rajonin e Doneckut. Si pasojë e goditjeve është dëmtuar rrjeti i transmetimit të nxehtësisë, dëmtime ka pasur edhe në objekte, por nuk ka të lënduar.
Oleksij Danillov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, paralajmëroi për një përkeqësim të situatës në front në shkurt.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..