Foshnja e parë për vitin 2023 në Norvegji është bullgare dhe quhet Amaja. Ajo lindi më 1 janar, 13 minuta pas mesnate, në një periferi të kryeqytetit Oslo, raportoi Nova TV. Amaja u shpall fëmija i vitit, së bashku me një djalë që lindi në të njëjtën minutë në Bergen. Emri Amaja do të thotë “lumturi”, shpjegon babai Kallojan. Ai jeton në Norvegji që nga viti 2009, pasi ka shkuar atje për të jetuar me prindërit e tij. "Këtu standardi është i ndryshëm. Desha që fëmija të rritet këtu, por të vijë në Bullgari për të vizituar të afërmit e tij", tha babai.
Duke qenë Foshnja e Vitit, Amaja do të vizitohet nga Kryetari i Bashkisë së Oslos. Ajo do të marrë pelena falas për një vit dhe të drejtën për të ndjekur falas kopshtin gjithashtu për një vit.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..