Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Foshnja e parë e porsalindur në Norvegji natën e Vitit të Ri është bullgare

Foto: Sveinung Kyte / TV 2

Foshnja e parë për vitin 2023 në Norvegji është bullgare dhe quhet Amaja. Ajo lindi më 1 janar, 13 minuta pas mesnate, në një periferi të kryeqytetit Oslo, raportoi Nova TV. Amaja u shpall fëmija i vitit, së bashku me një djalë që lindi në të njëjtën minutë në Bergen. Emri Amaja do të thotë “lumturi”, shpjegon babai Kallojan. Ai jeton në Norvegji që nga viti 2009, pasi ka shkuar atje për të jetuar me prindërit e tij. "Këtu standardi është i ndryshëm. Desha që fëmija të rritet këtu, por të vijë në Bullgari për të vizituar të afërmit e tij", tha babai.

Duke qenë Foshnja e Vitit, Amaja do të vizitohet nga Kryetari i Bashkisë së Oslos. Ajo do të marrë pelena falas për një vit dhe të drejtën për të ndjekur falas kopshtin gjithashtu për një vit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD