Basketbollisti Aleksandër Vezenkov u shpall Sportisti i Vitit në Bullgari pasi fitoi në sondazhin tradicional midis gazetarëve sportivë në vend. Në edicionin e 65-të të renditjes prestigjioze, treshen prestigjioze e plotësojnë mundësit Kirill Millov dhe skiatori Albert Popov. Sportistët më të mirë vendas u përcaktuan me votat e 102 gazetarëve aktivë në fushën e sportit nga 40 media.
Sportisti Nr. 1 me aftësi të kufizuara është Georgi Ivanov, sërish basketbollist, në ekipin tonë kombëtar të basketbollit me karrige me rrota, i cili e merr statujën me 250 pikë. Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike fitoi vendin e parë në kategorinë "Skuadra e Vitit" me 630 pikë. Trajnerja e tyre Vesella Dimitrova për herë të katërt fitoi titullin në sondazhin tradicional të gazetës “Trud” – “Trajneri i Vitit”. Treshja e skuadrave të para plotësohet nga kombëtarja e basketbollit (meshkuj) - 160 pikë dhe ekipi i notit në stafetë 4x200 metra me 120 pikë.Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..