Këtë dhjetor banorët e qytetit të Gabrovos /Bullgari Qendrore/, të cilët janë të njohur për dëshirën e tyre për të kursyer do ta dërgojnë vitin e vjetër solemnisht, zhurmshëm, me koncert dhe fishekzjarre. Por ndryshe nga pjesa tjetër e botës, në Gabrovo kjo ndodh më 30 dhjetor.
Sipas kryetares së Bashkisë së Gabrovos, Tanja Hristova, tashmë në mënyrë empirike është dëshmuar se një ditë para natës së ndërrimit të viteve banorët e Gabrovos kanë entuziazëm më të madh për të festuar dhe për t'u argëtuar së bashku në shesh, sepse nuk janë të lodhur nga gjellët e shijshme festive. Motivi kryesor i pushtetit vendor për koncertin e hershëm në qendër të qytetit është se më 30 dhjetor tarifat e artistëve janë më të ulëta se më 31 dhjetor dhe kjo është në përputhje me dëshirën e njohur të qytetarëve të Gabrovos për të kursyer. Prandaj, që nga viti 2016, festimi i Vitit të Ri tradicionalisht mbahet një ditë më parë.
Foto: arkiv personal, Tanja Hristova
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..