Pas sulmit masiv të së enjtes me dron dhe raketë kundër Ukrainës, sulmet ruse vazhduan herët të premten me sulme me dron kundër Kievit dhe objektivave në rajonet Dniepropetrovska dhe Zaporozhie. 40% e banorëve të kryeqytetit ukrainas janë sërish pa energji elektrike.
Është e mundur që pushtuesit rusë të përdorin sërish granatimet masive në ditët në vijim për të detyruar ukrainasit ta presin vitin 2023 në errësirë. Këtë e bëri të ditur Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional.
Më e vështira mbetet situata në frontin në Bahmut, Soledar dhe në të gjithë linjën në rajonin e Doneckut, vuri në dukje presidenti ukrainas. Sipas tij, rusët nuk kanë hequr dorë nga ideja e tyre e "çmendur" për të pushtuar rajonin e Doneckut para Vitit të Ri.
Një këshilltar i presidentit ukrainas ka thënë se rreth 15 000 ushtarë dhe civilë janë të zhdukur pas pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse në fund të shkurtit.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..