Basketbollisti i kombëtares bullgare Aleksandër Vezenkov është në Top 10 të renditjes "Sportisti i Ballkanit". Fituesi do të shpallet këtë javë. Në edicionin e 49-të të sondazhit marrin pjesë të gjitha agjencitë kombëtare të gadishullit. Me skuadrën bullgare, Vezenkov përfundoi si numri 1 në renditjen e ndeshjeve të fituara në Kampionatin Evropian, ndërsa në nivel klubesh u bë lojtari kryesor i skuadrës greke “Olimpiakos” dhe në finalen e katërt të Euroligës u zgjodh në ekipin ideal të turneut.
Mes të nominuarve janë basketbollistet Nikola Jokić dhe Giannis Antetokounmpo. Në Top 10 është edhe sensacioni rumun i notit David Popovici. Fituesi i Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe fituesi i medaljes së bronztë të Kupës së Botës 2022, Luka Modrić, është gjithashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me tenistin Novak Djokovic.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..