Të hënën, në orën 05:40, në Stacionin Qendror të Sofjes ka ndodhur një aksident me trenin e shpejtë që ka ardhur nga Burgasi. Ka dalë nga binarët vagoni i tretë i trenit dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Nuk ka pasagjerë dhe punonjës të lënduar nga stafi, raportoi për BNR inxhinieri Bojço Skrobanski, nënkryetar i Bordit Kombëtar për Hetimin e Aksidenteve të Transportit.
Tensioni në rrjetin e kontaktit të stacionit është i prishur. Dëmi nuk është i madh. Trafiku është i kufizuar por jo plotësisht i ndalur. Ka vonesa të trenave nga 7 deri në 167 minuta, tha Skorbanski. Vonesat më të mëdha janë të trenave që vijnë përmes Grykës së Iskërit nga dhe deri në Bankja, nga linja Sub-ballkanike dhe nga Svilengradi.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..